Lëndë aktuale

Kalkulus biznesi

Lëndë universitare

Semestri
III
Fondi javor
1 + 2 orë

Materiale për lëndë që zhvillohen aktualisht nga Prof. Nimete Berisha.

Downloads

Materialet

Learning outcomes

Qëllimet

    Qëllimet:

  • Të sigurohet që studentët të kenë një qasje të drejtpërdrejt në zbatimin e njohurive formale mbi njehsimin diferencial në funksionet e biznesit.
  • Paisja me njohuri mbi njehsimin proporcional.
  • Aftësimi në zbatimin e njehsimit të interesit në situata të ndryshme problemore.
  • Theksimi i lidhmërisë ndërmjet vartësive të ekonomisë së biznesit dhe modeleve të thjeshta matematike.

    Me përfundimin e modulit studentët duhet të jenë në gjendje:

  • Të identifikojnë lidhmëritë ndërmjet njehsimit diferencial dhe funksioneve të biznesit.
  • Të zbatojnë këto lidhmëri për shqyrtimin e vartësive të ekonomisë së biznesit.
  • Të provojnë se kanë njohuri mbi njehsimin proporcional.
  • Të zbatojnë njehsimin e interesit të thjeshtë dhe të përbërë për zgjidhjen e situatave të ndryshme problemore.

Assessment

Notimi

    Vlerësimi i kandidatëve:

    Vlerësimi bëhet në bazë të skemës vijuese.

  • Prezenca dhe aktiviteti në mësim: 10%.
  • Kuizet dhe detyrat e shtëpisë: 20%.
  • Provimi periodik: 30%.
  • Provimi përfundimtar: 40%.

    Për notë kaluese kërkohen së paku 60% të pikëve (për detajet shikoni silabusin e kursit).

Course programme

Përmbajtja

  1. 1.Përmbajtja:
  2. 2.Funksionet e matematikës së biznesit. Zbatimi i derivatit në funksionet e matematikës së biznesit. Funksioni i të hyrave. Funksioni i shpenzimeve. Funksioni i profitit. Elasticiteti. Elasticiteti i funksioneve të biznesit.
  3. 3.Hyrje në matematikën finansiare. Njehsimi proporcional dhe përqindja. Njehsimi i interesit të thjeshtë. Njehsimi i interesit dekurziv. Depozitat shtesë. Rentat periodike. Huat. Amortizimi i huave.

Sources

Literatura

  1. F. M. Berisha, M. Q. Berisha, Matematikë -- për biznes dhe ekonomiks, Universiteti "Iliria", Prishtinë, 2006.
  2. F. M. Berisha, M. Q. Berisha, Matematikë -- për biznes dhe ekonomiks, Universiteti "Iliria", Prishtinë, 2006.
  3. L. Hoffmann, G. Bradley, D. Sobecki, M. Price, Calculus -- for business, economics, and the social and life sciences, McGraw-Hill, 2013.
  4. H. Reynolds, Mathematical applications -- for the management, life, and social sciences, Houghton Mifflin, 2000.
  5. D. Houghes-Hallet, e.a., Applied calculus, John Wiley & Sons, 2003.
  6. S. T. Karris, Mathemtics for business, science, and technology, Orchard Publications, Premont 2003.
  7. F. Rizvanolli, M. Dema, Matematika për ekonomistët, Prishtinë, 1995.
  8. D. Janev, M. Mitsevska, M. Stojanovski, K. Naumov, Primeneta matematika: biznis i ekonomija, Shkup, 1998.

External resources

Lidhje të dobishme

Felix