Lëndë aktuale
Matematikë biznesi
Lëndë e obligueshme
- Semestri
- I
- Fondi javor
- 2 + 2 orë
- Fondi i përgjithshëm
- 30 + 30 orë
- Mësimdhënësi
- Prof. Nimete Berisha
Materiale për lëndë që zhvillohen aktualisht nga Prof. Nimete Berisha.
Downloads
Materialet
Prezantime në slajde
Material mësimor
Detyra për ushtrime
Skeda ushtrimesh praktike
Learning outcomes
Qëllimet
Qëllimet:
- Paisja e studentëve me njohuri nga algjebra lineare.
- Aftësimi i studentëve për zbatime të algjebrës lineare në biznes dhe ekonomiks.
- Të sigurohet që studentët të kenë një qasje të drejtpërdrejt në zbatimin e njohurive formale mbi njehsimin diferencial në funksionet e biznesit.
- Paisja me njohuri mbi njehsimin proporcional.
- Aftësimi në zbatimin e njehsimit të interesit në situata të ndryshme problemore.
- Theksimi i lidhmërisë ndërmjet vartësive të ekonomisë së biznesit dhe modeleve të thjeshta matematike.
Me përfundimin e modulit studentët duhet të jenë në gjendje:
- Të provojnë se kanë njohuri elemntare nga algjebra lineare.
- Të jenë në gjendje të zbatojnë këto njohuri në situata të ndryshme.
- Të identifikojnë lidhmëritë ndërmjet njehsimit diferencial dhe funksioneve të biznesit.
- Të zbatojnë këto lidhmëri për shqyrtimin e vartësive të ekonomisë së biznesit.
- Të provojnë se kanë njohuri mbi njehsimin proporcional.
- Të zbatojnë njehsimin e interesit të thjeshtë dhe të përbërë për zgjidhjen e situatave të ndryshme problemore.
Assessment
Notimi
Vlerësimi i kandidatëve:
Vlerësimi bëhet në bazë të skemës vijuese.
- Prezenca dhe aktiviteti në mësim: 10%.
- Kuizet dhe detyrat e shtëpisë: 20%.
- Provimi periodik: 30%.
- Provimi përfundimtar: 40%.
Për notë kaluese kërkohen së paku 60% të pikëve (për detajet shikoni silabusin e kursit).
Course programme
Përmbajtja
- 1.Elemente të algjebrës lineare. Sistemet e ekuacioneve lineare. Matricat. Metoda e eliminimit e Gauss-it. Determinantat. Rregulla e Cramer-it. Matrica inverse. Zgjidhja e një sistemi me anë të matricës inverse.
- 2.Vargjet numerike. Vargjet e fundme. Progresioni aritmetik. Progresioni gjeometrik. Vargjet e pafundme. Limiti i vargut.
- 3.Funksionet. Nocioni i funksionit. Llojet e funksioneve. Limiti i funksionit.
- 4.Derivati i funksionit. Shpejtësia e çastit dhe pjerrtësia. Rregullat e derivimit. Optimizimi. Elemente të analizës margjinale. Konveksiteti. Zbatimi i derivatit në biznesi dhe ekonomiks. Elasticiteti. Elasticiteti i funksioneve të biznesit.
- 5.Hyrje në matematikën finansiare. Njehsimi proporcional dhe përqindja. Njehsimi i interesit të thjeshtë. Njehsimi i interesit dekurziv. Depozitat periodike. Rentat periodike. Kapitalizimi i vazhdueshëm
Sources
Literatura
- F. M. Berisha, M. Q. Berisha, Matematikë -- për biznes dhe ekonomiks, Universiteti "Iliria", Prishtinë, 2006.
- D. P. Maki, M. Thompson, Finite mathematics, McGraw-Hill, 2005.
- L. D. Hoffmann, G. L. Bradley, Calculus -- for business, economics, and the social and life sciences, McGraw-Hill, 2000.
- H. Reynolds, Mathematical applications -- for the management, life, and social sciences, Houghton Mifflin, 2000.
- D. Houghes-Hallet, e.a., Applied calculus, John Wiley & Sons, 2003.
- S. T. Karris, Mathematics for business, science, and technology, Orchard Publications, Premont 2003.
- J. Slater, R. Ponticelli, Business mathematics for college, Irwin, 1997.
- F. Rizvanolli, M. Dema, Matematika për ekonomistët, Prishtinë, 1995.
- D. Janev, M. Mitsevska, M. Stojanovski, K. Naumov, Primeneta matematika: biznis i ekonomija, Shkup, 1998.
External resources
Lidhje të dobishme
- Për leximin e materialeve në formatin PDF mund të përdoret Okular.
- Universitetit të Prishtinës
