Lëndë aktuale

Programim dhe algoritme

Lëndë e obligueshme

Semestri
I
ECTS
6 pikë
Fondi javor
2 + 2 + 2 orë
Fondi i përgjithshëm
30 + 30 + 30 orë
Mësimdhënësi
Prof. Faton Berisha

Materiale për një lëndë që zhvillohet aktualisht nga Prof. Faton Berisha.

Downloads

Materialet

Learning outcomes

Qëllimet

    Qëllimet:

    Paisja e studentëve me njohuri themelore mbi programimin e orientuar nga objektet, strukturën e komponenteve dhe strukturën e kontrollit në Java. Aftësimi për programim të aplikacioneve të thjeshta në Java sipas arkitekturës model-view-controller.

Assessment

Notimi

    Notimi i kandidatëve:

    Notimi bëhet në bazë të skemës vijuese.

    Prezenca dhe aktiviteti në mësim: 10%.

    Provimet periodike: 30%.

    Punimi laboratorik: 15%.

    Provimi përfundimtar: 45%.

Course programme

Përmbajtja

  1. 1.Kompjuterët dhe programimi. Ç'është kompjuteri? Programimi kompjuterik. Programet janë objekte. Sistemet operative dhe Windows. Arkitektura e softuerit.
  2. 2.Aplikacionet e thjeshta në Java. Një aplikacion dhe arkitektura e tij. Si ndërtohet dhe ekzekutohet një aplikacion. Si funksionon aplikacioni. Si një objekt konstrukton një tjetër. Korrigjimi i mesazheve të gabimeve të kompilatorit.
  3. 3.Aritmetika dhe variablat. Aritmetika e numrave të plotë. Variablat. Aritmetika e numrave racionalë. Tipi boolean . Stringjet, karakterët dhe operacionet me ta. Kontrolli i tipeve të të dhënave. Hyrja me anë të argumentëve programorë. Diagnostifikimi i gabimeve në shprehje dhe variabla. Fjalët kyçe dhe identifikatorët në Java.
  4. 4.Hyrja, dalja dhe gjendja. Hyrja interaktive. Dalja grafike. Formatet dhe metodat për vizatim. Variablat e fushave. Testimi i programit i cili përmban hyrje.
  5. 5.Struktura e komponenteve: Ndërtimi i metodave dhe klasave. Metodat. Metodat publike. Parametrat e metodave. Case study: kornizë dalëse me destinacion të përgjithshëm. Funksionet. Metodat private.
  6. 6.Struktura e kontrollit: Urdhërat e kushtit. Rrjedha e kontrollit dhe struktura e kontrollit. Struktura kushtëzuese e kontrollit. Operatorët logjikë. Zbatimi i urdhërave kushtëzues. Ndryshimi i rrjedhës së kontrollit. Urdhëri switch . Komponentet model dhe kontrollues. Case study: menagjer kontosh bankiere. Metodat dhe klasat testuese.

Sources

Literatura

  1. D. Schmidt, Programming principles in Java: architectures and interfaces, Kansas State University, 2003.
  2. J. Schildt, Java 2: The complete reference, McGraw-Hill, 2001.
  3. I. Horton, Beginning Java 2, Wrox Press, 2000.
  4. P. S. Wang, Java with object-oriented programming, Brooks/Cole-Thomson Learning, 2003.

External resources

Lidhje të dobishme

Felix