Material arkivor
Menazhimi i bazave të të dhënave
Lëndë e obligueshme
- Mësimdhënësit
- Prof. Faton Berisha; Prof. Nimete Berisha
Kjo faqe ruhet si material arkivor nga një lëndë e zhvilluar më parë.
Downloads
Materialet
Skeda pune praktike
Detyra provimesh
Material leximi
Learning outcomes
Qëllimet
Qëllimet:
Ofrimi i një ekspozimi mbi nocionet e bazave të të dhënave, sistemeve për menaxhimin e bazave të të dhënave (DBMS) dhe bazave relacionale të të dhënave. Paisja e studentëve me njohuri praktike mbi disenjimin dhe menaxhimin e një baze relacionale të dhënash. Aftësimi i studentëve për shfrytëzimin e një DBMS.
Assessment
Notimi
Notimi i kandidatëve:
Notimi bëhet në bazë të performimit të studentëve në provimin përfundimtar me shkrim, provime periodike, punime laboratorike dhe në bazë prezence e aktiviteti në mësim. Vlerësimi përfundimtar do të bëhet sipas skemës vijuese.
- Prezenca dhe aktiviteti në mësim: 10%
- Provimet periodike: 25%
- Punimet laboratorike: 15%
- Provimi përfundimtar: 50%
Course programme
Përmbajtja
- 1.Menazhimi i bazave të të dhënave. DBMS. Bazat relacionale të të dhënave.
- 2.Hyrje në aplikacionin MS Access. Disenjimi, implementimi dhe mbushja me të dhëna e tabelave.
- 3.Relacionet. Çelësi kryesor dhe çelësi i jashtëm.
- 4.Kërkimi dhe nxjerrja e të dhënave prej një baze. Pyetësorët. Implementimi në MS Access me anë të magjistarit. Implementimi në MS Access në Design View. Dukshmëria e fushave. Sortimi. Kriteret. Implementimi i pyetësorëve me fusha shprehje.
- 5.Formularët. Disenjimi i formularëve në MS Access me anë të magjistarit. Zbatimi i formularëve për mbushjen e bazës me të dhëna. Editimi i formularëve në Design View. Implementimi i restriksioneve dhe formatizimit të hyrjes. Implementimi i formularëve për futjen e të dhënave në tabela me relacione.
- 6.Raportet. Disenjimi në MS Access me anë të magjistarit. Editimi i raporteve në Design View. Përpilimi i raporteve duke zbatuar pyetësorë ndihmës. Funksionet agregate.
- 7.Pullat dhe menytë.
- 8.Sigurimi i një baze të dhënash.
Sources
Literatura
- D. M. Kroenke, D. J. Auer, Database processing: Fundamentals, design, and implementation, Pearson, 2012.
- J. Glenn Brookshear, Computer science: an overview, Addison Wesley, 2003.
External resources
Lidhje të dobishme
- Për leximin e materialeve në formatin PDF mund të përdoret Okular.
- Web faqja e librit të Kroenke, Auler.
- Mbi librin e J. Glenn Brookshear-it.
- Kolegjit Universitar "Biznesi"
