Lëndë aktuale

Algjebër

Gjimnazi i Specializuar Matematikor në Prishtinë

Klasa
XII
Fondi javor
4 orë
Fondi i përgjithshëm
120 orë
Mësimdhënësi
Prof. Faton Berisha
Forma e mësimit
Zhvillim dhe ushtrime
Statusi
Lëndë e obligueshme

Materiale për një lëndë që zhvillohet aktualisht nga Prof. Faton Berisha.

Shkarkime

Materialet e lëndës

Rezultatet e synuara

Objektivat

T’u ofrohen nxënësve kuptimet, metodat dhe teknikat themelore të algjebrës, duke filluar nga numrat kompleksë dhe polinomet, për të vazhduar me algjebrën lineare dhe strukturat algjebrike. Kursi synon zhvillimin gradual të të menduarit algjebrik, aftësisë për të arsyetuar dhe zbatimit të teorisë në zgjidhjen e problemeve.

Programi mësimor

Përmbajtja

  1. 1. Numrat kompleksë dhe ekuacionet polinomialeForma algjebrike, trigonometrike dhe eksponenciale; fuqitë dhe rrënjët; rrënjët e njësisë; polinomet, pjesëtimi dhe rrënjët e polinomeve.
  2. 2. Sistemet lineare dhe matricatEliminimi i Gauss-it; forma e reduktuar shkallë-shkallë; veprimet me matrica; matricat e anasjella.
  3. 3. DeterminantetVetitë e determinantit, zhvillimi sipas kofaktorëve dhe rregulla e Cramer-it.
  4. 4. Hapësirat vektorialeNënhapësirat, varësia dhe pavarësia lineare, baza dhe dimensioni.
  5. 5. Transformimet lineareBërthama, përfytyra, rangu dhe nuliteti; paraqitja matricore.
  6. 6. Vlerat vetjakeVektorët vetjakë, polinomi karakteristik dhe diagonalizimi.
  7. 7. GrupetVeprimet, grupet dhe nëngrupet; permutacionet; grupet ciklike; homomorfizmat; grupet faktor dhe teoremat e izomorfizmit.
  8. 8. UnazatIdealet, homomorfizmat e unazave, unazat faktor, domenet integrale dhe unazat e polinomeve.
  9. 9. FushatZgjerimet e fushave, shkalla e zgjerimit, konstruksionet me vizore dhe kompas dhe fushat e fundme.
  10. 10. Teoria e Galois-sëAutomorfizmat e fushave, grupet e Galois-së, korrespondenca e Galois-së dhe zgjidhshmëria me radikale.

Burimet

Literatura

  1. Martin W. Liebeck, A Concise Introduction to Pure Mathematics, 3rd ed., CRC Press, 2010.
  2. Ron Larson, Elementary Linear Algebra, 8th ed., Cengage Learning, 2017.
  3. Charles C. Pinter, A Book of Abstract Algebra, 2nd ed., Dover Publications, 2010.

Burime të jashtme

Lidhje të dobishme

Felix